Trump e uron Putinin për organizmin “madhështor” të Kampionatit Botëror

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përgëzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, në takimin e tyre të përbashkët që po mbahet n♪• Helsinki për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Botëror që u mbajt në stadiumin “Luzhniki” në Moskë.

Marketing

“Unë do të dëshiroja të ju përgëzoja për organizimin e një turneu vërtet madhështor të Kupës së Botës – njëri nga më të mirët ndonjëherë”, tha Trump.

Trump, fjalët e të cilit u përkthyen në rusisht për Vladimir Putinin, tha se do të diskutonin “gjithçka, nga tregtia në ushtri në Kinë”, gjatë takimit.