Trump i kërkon nga Xi Jinping të takohet me protestuesit në Hong Kong

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga homologun kinez, Xi Jinping që t’i takojë protestuesit në Hong-Kong të cilët janë vënë në kërkim të reformave demokratike.

Marketing

Hong Kong është përballur me trazira për javë të tëra, ku protestuesit kanë shkaktuar kaose edhe në aeroport këtë javë, shkruan BBC.

Trump është parë edhe më parë duke thënë se personalisht do të takohet me Xi për të diskutuar për krizën në këtë qytet.

Miliona qytetarë të Hong Kongut kanë qenë pjesë e protestave anti qeveritare që kanë zgjatur për dhjetë javë.

Marketing