Trump kërkon hapjen e objekteve fetare

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për hapje të objekteve fetare “menjëherë”, duke e konsideruar këtë gjë “të domosdoshme”.

Marketing

“Në Amerikë neve na duhet të lutemi më shumë, jo më pak”, ka thënë ai, teksa ka kritikuar guvernatorët shtetërorë, të cilët kanë lejuar hapjen e dyqaneve të pijeve alkoolike dhe klinikave për abort.

Kjo deklaratë ka ardhur teksa Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka lëshuar udhëzime sesi mund të rihapen kishat.

Në udhëzimet e kësaj Qendre për rihapje të bizneseve dhe institucioneve tjera më herët gjatë muajit, nuk janë përmendur objektet fetare.

Sipas të përditshmes amerikane Washington Post, mungesa e udhëzimeve të tilla ka qenë për shkak të konservatorëve të afërt me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, i cili ka kundërshtuar faktin që qeveria t’iu tregojë liderëve fetarë se çfarë duhet të bëjnë.

Marketing