Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje aleatëve të NATO-s që të ndajnë 4% të bruto prodhimit vendor në shpenzimet ushtarake.

Kjo do të thotë dyfishi i cakut aktual.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Trump i ka bërë këto komente gjatë samitit të NATO-s, të mërkurën në Bruksel.

Trump po ashtu kritikoi fuqishëm Gjermaninë për shpenzimet, siç tha ai, të pamjaftueshme në mbrojtje dhe “varësinë e saj energjetike nga Rusia”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se fokusi kryesor i të gjitha vendeve anëtare duhet të jetë arritja e cakut aktual: 2% e bruto prodhimit vendor.