Trump: Lideri i Shtetit Islamik Al Bagdadi është vrarë

Vjen dhe konfirmimi i vet presidentit të SHBA-ve Donald Trump se lideri i Shtetit Islamik (IS), AL-Bagdadi është vrarë në një bombardim amerikan në Siri. Konfirmimi i Presidentit Trump u dha gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Marketing

“Al-Bagdadi ka hedhur veten në erë me një brez eksploziv që mbante në trup duke vrarë në këtë mënyrë edhe tre djemtë e tij që ndodheshin me të në ato momente. Testet e ADN-së konfirmuan se mbetjet e trupit që u gjetën i përkasin ish-liderit të IS-it, AL-Bagdadi”, u tha në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu nga Shtëpia e Bardhë konfirmojnë se në këtë operacion për eliminimin e tij kanë marrë pjesë forcat ruse, siriane, irakiane dhe turke.