Trump mohon të ketë fshehur detajet e takimeve me Putin

Presidenti i ShBA-ve Donald Trump, ka mohuar të ketë fshehur detaje të bisedimeve me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Trump ka thënë se “nuk mban asgjë të fshehur”.

Marketing

Washington Post pohon se në të paktën një rast në vitin 2017 ai largoi shënimet e përkthyesit pas bisedimeve.

Gjithashtu është thënë se nuk ka asnjë dokument të regjistruar të bisedimeve dy orëshe në mes të Trump dhe Putin, takim ky që u zhvilluar në Helsinki vitin që shkoi.

Marrëdhëniet e Trump-it me Rusinë para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës janë objekt i një hetimi federal.

Hetimet e udhëhequra nga ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller, po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur ndonjë bashkëpunim mes ekipit të kampanjës së Trump dhe shtetit rus për ta ndihmuar që të zgjidhet president.

Marketing