Trump ndryshon mendim për maskat: Jam pro tyre

Shifrat në SHBA tregojnë se pandemia është tashmë jashtë kontrollit. Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, në total mbi 2 milionë e 600 mijë amerikanë janë prekur nga Covid-19, prej të cilëve kanë humbur jetën gati 128 mijë vetë.

Marketing

Në këtë situatë, presidenti Trump bën një hap prapa sa i përket çështjes së maskave. Ndërsa për muaj me radhë e ka sfiduar haptazi mbajtjen e maskës, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se e mbështet një masë të tillë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Jam plotësisht pro mbajtjes së maskës. Mendoj se janë të mira dhe do të mbaja një të tillë nëse do të gjendesha pranë një grupi personash”, tha Trump.

Në një deklaratë, OBSH tha se virusi po përhapet më me shpejtësi se sa në fazat e mëhershme të pandemisë, ndërsa sugjeroi rikthimin e masave të izolimit në ato vende ku po shënohen rritje e nivelit të infektimit.

Marketing