Trump: Nuk varemi nga vaksina, Amerika duhet t’i kthehet sa më parë normalitetit

Presidenti amerikan Donald Trump tha se qeveria e tij po planifikon rihapjen e vendit dhe se me apo pa vaksinë ndaj Covid 19, amerikanët duhet t’i rikthehen normalitetit.

Marketing

Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë Trump minimizoi nevojën e një vaksine, duke këmbëngulur se Covid 19, do të zhduket vet.

“Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se gjithçka varet nga një vaksinë. Me apo pa vaksinë, qytetarët amerikanë duhet t’i rikthehen normalitetit. Ne po planifikojmë të nisim procesin e rihapjes. Duhet të theksoj se në të shumtën e rasteve, nuk ka pasur një vaksinë në dispozicion për shumë viruse, dhe në fund ato janë zhdukur vet.

Trump këmbëngul për rikthimin në normalitet pasi SHBA-të janë goditur rëndë nga pandemia. 1 në 3 amerikanë në fakt merr ndihmë si i papunë.

Disa shtete në vend ndërkohë kanë nisur lehtësimin gradual të masave.

Nga ana tjetër Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një një fond shtesë prej 3 trilione dollare për të përballuar luftën me koronavirusin dhe për të stilmuluar bizneset e goditura nga pandemia të rikthehen në normalitet.

Marketing