Trump pas takimit me Putin: Nuk kemi pasur marrëveshje të fshehtë, Clintonin e mposhta lehtë

Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, presidentin amerikan, Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media.

Marketing

Trump ka thënë se adresoi edhe çështjen e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

“Mendoj që më së miri ishte të bisedohej ballë për ballë”, ka thënë Trump pas takimit dy orësh me presidentin Trump.

Presidenti amerikan ka thënë se kaloi shkëlqyer me Putinin edhe kur biseduan për këtë cështje dhe se ‘ai ka një ide interesante për këtë’.

Kur foli për hetimin që po bëhet për mundësinë e interferimit të Rusisë në zgjedhjet, Trump tha, “nuk ka marrëveshja të fshehtë. Unë e kam mposhtur lehtë Hillary Clintonin”

Trump po ashtu ka thënë se SHBA dhe Rusia do të mkund të shpëtonin mijëra jetë në Siri, transmeton Express.

“Kjo ka qenë një ditë mjaft konstruktive dhe kaluam disa orë konstruktive së bashku”, ka shuar Tump.

Tutje, ai ka thënë se beson që do të takohen serish në të ardhmen, dhe më shpesh.