Trump për liderin e vrarë të ISIS-it: Vdiq si një qen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha për liderin e organizatës terroriste të ISIS-it se vdiq “si një qen, si frikacak”.

Marketing

Këto deklarime presidenti Trump i bëri përgjatë një konference të mbajtur për medie, në të cilën u konfirmua edhe vdekja e Abu Bakr al Baghdadi, pas një operacioni tre-javësh të ushtrisë amerikane, njofton Sky News, transmeton lajmi.net.

“Natën e kaluar ne sollëm drejtësi”, deklaroi presidenti përgjatë konferencës.

I pari i SHBA-ve tha se forcat speciale amerikane kishin kryer një “sulm të guximshëm”, i cili sipas tij zgjati rreth dy orë, gjatë së cilës u vranë edhe një numër i madh i shokëve të Al Bagdadit.

Ushtria ushtarake amerikane minoi derën kryesore të kompleksit dhe përdori tetë helikopterë për gjetjen e liderit të organizatës terroriste.

Al Bagadi vrau veten dhe tre fëmijët e tij gjatë operacionit duke aktivizuar një jelek vetëvrasës, sipas Trump.

Rezultatet e provës nga pas sulmi konfirmuan se i ndjeri ishte udhëheqësi i Shtetit Islamik.