Trump shkëput lidhjen e SHBA-ve me OBSH-në

Presidenti Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndërpresin lidhjet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Marketing

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, OBSH nuk ka arritur t’i përgjigjet në mënyrë të duhur pandemisë Covid-19 për shkak se Kina ka “kontroll të plotë” mbi organizatën globale, shkruan latimes.com.

Trump ka thënë se zyrtarët kinezë i kanë injoruar detyrimet e tyre për të raportuar dhe kanë ushtruar presion mbi OBSH-në për ta mashtruar botën kur është zbuluar për herë të parë virusi.

Ai ka shtuar se SHBA-të i kanë dhuruar rreth 450 milionë dollarë për OBSH-në; ndërsa Kina ka kontribuar me vetëm 40 milionë dollarë.

Kujtojmë se SHBA është financuesja më e madhe e OBSH-së dhe dalja e saj pritet ta dobësojë ndjeshëm organizatën.

Marketing