Trump shpall gjendje të jashtëzakonshme në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që deklaron gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin.

Marketing

Trump këtë e ka bërë për shkak që të marr fondet për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën.

“Urdhri është nënshkruar dhe unë do të nënshkruaj letrën finale kur të kthehem në zyre” u shprehë presidenti.

Presidenti amerikan ka thënë se është i përgatitur të luftojë deri në fund për ta ndërtuar murin në kufirin jugor.

Ky veprim vjen pasi që Kongresi nuk ia miratoj kërkesën atij për të marrë pesë miliardë nga buxheti për të ndërtuar murin. Ky vendim i Kongresit shkaktoi mbyllje të qeverisë për 35 ditë.