Trump: Vetëm “një republikan” do të fitojë në zgjedhjet e vitit 2024

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, planifikon të afirmojë angazhimin e tij ndaj Partisë Republikane – dhe të rrisë mundësinë që dikush tjetër të jetë i nominuari i ardhshëm për zgjedhjet presidenciale – në një fjalim me dyer të mbyllura para bashkëpartiakëve të shtunën në mbrëmje, njofton AP.

Mesazhi i Trumpit vjen ndërsa zyrtarët e Republikanëve përpiqen të minimizojnë përplasjet mbi udhëheqjen e vazhdueshme të Trumpit në politikën republikane, angazhimin e tij për mbledhjen e fondeve të partive dhe planet e tij për vitin 2024. Ndërsa këshilltarët e Trumpit raportojnë se ai do të theksojë unitetin në parti, por shpeshherë ai di të dalë nga skenari.

“Ne jemi mbledhur sonte për të folur për të ardhmen e Partisë Republikane – dhe atë që duhet të bëjmë për t’i vendosur kandidatët tanë në një kurs drejt fitores. Unë qëndroj para jush këtë mbrëmje i mbushur me besim se në vitin 2022, ne do të marrim përsëri Dhomën dhe do të rimarrim Senatin – dhe pastaj në vitin 2024, një kandidat republikan do të fitojë Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Trump.

Marketing

Ish-presidenti do të vazhdojë edhe me disa fjalime me dyer të mbyllura për bashkëpartiakët e tij, për t’i bindur edhe më tej që të jetë kandidat i Republikanëve për zgjedhjet e vitit 2024.

Marketing