Trump zbulon planin për të rihapur ekonominë amerikane

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara, presidenti Donald Trump u ka dhënë udhëzime guvernatorëve që të rihapin ekonomitë e shteteve të tyre në muajt e ardhshëm.

Marketing

Plani “Rihapja e Amerikës” ka tri faza, gjatë të cilave shtetet mund t’i lehtësojnë gradualisht masat e izolimit.

“Amerika dëshiron të jetë e hapur dhe amerikanët dëshirojnë të jenë të hapur. Mbyllja kombëtare nuk është zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”, tha Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se izolimi i zgjatur rrezikon të shkaktojë kosto serioze për shëndetin publik.

Trump paralajmëroi për “rritje të mprehtë” të abuzimit të drogës, abuzimit të alkoolit, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera “fizike dhe mendore”.

Ai tha se guvernatorët do ta menaxhojnë vetë procesin e rihapjes dhe se do të kenë ndihmën e qeverisë federale.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 654,000 të infektuar me koronavirus.

Mbi 32,100 pacientë atje kanë humbur jetën.

Trump tha se disa shtete të SHBA-së mund të rihapen këtë muaj.

Marketing