Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se ata kanë pranuar shumë trupa që besohet se kanë vdekur për shkak të thithjes së gazrave toksike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autopsitë u kryen mbi trupat në spitalin Al-Shefa në qytetin e Gazës, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se shkaku i vdekjes u përcaktua të ishte asfiksimi pas thithjes së gazrave toksike.

Ministria, megjithatë, nuk specifikoi numrin e trupave.

Izraeli vazhdon të shënjestrojë Gazën me bombardime të ashpra deri më tani duke vrarë 83 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë dhe gjashtë gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë. Të paktën 388 të tjerë janë plagosur, përveç dëmtimeve të mëdha në ndërtesat e banimit nëpër Gaza.

Deri më sot, gjashtë izraelitë kanë humbur jetën në dhunën e fundit, pesë prej tyre në sulme me raketa përveç një ushtari të vrarë kur një raketë e drejtuar antitank goditi automjetin e tij.



. .