Trupat e Marjusit dhe Admirit me flamur shqiptar në ceremoninë në Genova

Në Genova kanë nisur homazhet për 18 prej viktimave të tragjedisë së Urës Morandi. Mes arkëmorteve qëndrojnë dhe ata të dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Ata ishin duke udhëtuar në urën e tragjedisë, teksa ishin duke shkuar për në punë. Marjusi, nga Shijaku, kishte pak ditë që ishte kthyer nga pushimet nga Shqipëria. Ndërsa trupi i Admirit u gjet në sytë e prindërve të tij dhe bashkëshortes.