Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës, me plan operativ për dezinfektim të të gjitha rrugëve në qytet

Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës e miratoi Planin operativ për dezinfektim të të gjitha rrugëve, rrugicave,enteve dhe vendeve publike në qytet, të cilat më shpesh i vizitojnë qytetarët.

Marketing

Në konkludime kërkohet të përforcohen masat preventive për mbrojtje nga koronavirusi nga ana e të gjitha institucioneve kompetente.

Ekipet e punës të Spitalit, Shtëpisë së shëndetit, Armatës, Policisë, Kryqit të Kuq, Qendrës për menaxhim me kriza, Qendrës për mbrojtje dhe shpëtim dhe NP “Komunalec” vazhdimisht do ta mbulojnë qytetin dhe vendbanimet përreth, duke punuar dhe duke i respektuar rekomandimet e Qeverisë.

Gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë për vetëizolim, orën policore dhe grupimin e personave, si dhe të ruhet niveli i pastërtisë individuale dhe grupore.

Nga Komuna informojnë edhe se gjendja në Kërçovë deri më tani është stabile.