Truproja i kreut të Kuvendit qëllon me armë ndaj protestuesve në Liban

Truproja personale e një prej zyrtarëve më të lartë libanez Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës ndërsa revolta pas shpërthimit në Bejrut kërcënon të shkaktojë një revolucion.

Marketing

Me xhinse sportive dhe bluzë të zezë, truproja i lidhur me grupin Hezbollah është fotografuar teksa ka drejtuar një shotgan ndaj demonstruesve pasditen e djeshme dhe qëlloi në drejtim të tyre ndërsa protesta të mëdha tronditën kryeqytetin libanez në fundjavë.

Fotot janë shpërndarë sot fillimisht në Liban për të gjetur hapësirë në të gjitha mediat botërore duke pasqyruar seriozitetin e situatës në Liban.

Qeveria Libaneze po përballet me një revoltë të gjerë dhe protestat më të mëdha antiqeveritare që nga Tetori. Shpërthimi masiv në port erdhi disa muaj pasi vendi ishte përfshirë në kriza të thella politike dhe ekonomike. Kjo ka nxitur demonsturesit të bëjnë thirrje që e gjithë qeveria të japë dorëheqjen

Nabih Berri, 82 vjeç, është udhëheqësi i fraksionit më të madh shiit në parlament, dhe mbështetet nga Hezbollah – grupi islamik i cili shihet gjerësisht se ka një kontroll efektiv mbi Libanin dhe nga ana tjetër kontrollohet nga Irani. Ai është kreu i parlamentit libanez që prej vitit 1992.

Kabineti i Libanit po përballet me presion në rritje për t’u larguar, me ministren e drejtësisë Marie-Claude Najm që së fundi dha dorëheqjen pasi u spërkat me ujë dhe u sulmua verbalisht javën e kaluar ndërsa vizitoi një zonë të dëmtuar.

Shpërthimi i depove ku ishin depozituar më shumë se 2,000 ton nitrat amoniumi vrau 158 njerëz, plagosi më shumë se 6,000 dhe shkatërroi një pjesë të qytetit.