Truproja i Sasho Mijallkovit plagos rëndë një person

Të shtëna me armë zjarri në Koçan. I përfshirë Dragan Delçev, njëri nga truprojat aktuale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, përcjell TetovaSot.

Marketing

Nga të shtënat është qëlluar me armë zjarri personi me nofkën “Daç” që sipas informacioneve është në gjendje kritike, me një plagë në stomak.

Burime jozyrtare thonë se personat e armatosur ishin pranë restorantit “Aqua” në një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.
Policia thotë se të shtënat ndodhën në orën 17:15 dhe po punojnë për të sqaruar rastin./TS

Marketing