I akuzuari i parë në lëndën “Trust”, Sead Koçan sot në fjalët përfundimtare tha se, përskaj të thatit digjet edhe i njomi, duke theksuar se nuk ndjehet fajtor.

“Nuk ndjehem fajtor sepse nuk kam pasur asnjë paramendim që të shkel çfarëdo lloj ligji”, tha Koçan.
Qëllimin e vetëm e kisha që të jem konkurrues në treg dhe të siguroj punë për të punësuarit e mi dhe familjet e tyre, tha Koçan para gjykatës.

Edhe i akuzuari Vasilie Aviroviç në fjalët përfundimtare tha se nuk ndjehet fajtor për veprën për të cilën akuzohet.
“Akuza e tillë e pabazë në mënyrë shtesë e përkeqësoi gjendjen time shëndetësore, e cila që nga fillimi është shumë e brishtë”, tha Aviroviq.

Edhe Koçan edhe Avireviq para gjykatës thanë se pajtohen me fjalët përfundimtare të mbrojtjes.