Tuba dhe Kivanc bashkohen në një tjetër projekt

Aktorët e famshëm janë bashkuar sërish.

Marketing

Tuba Buyukustun dhe Kivanç Tatlitug janë shumë të njohur në Shqipëri me rolet në seriale shumë të suksesshëm.

Por seriali “Xhesuri dhe e bukura” ishte ai që i bëri bashkë dyshen, transmeton lapsi.Ky serial, prodhim i katër viteve më parë, u transmetua edhe në TV Klan dhe u ndoq shumë nga publiku. Së fundmi dy aktorët janë bërë sërish bashkë, por jo për një projekt televiziv, serial apo film. Tuba dhe Kivanç do të mbështesin fushatën e UNICEF për 3000 fëmijë që nuk mund të studiojnë për shkak të pandemisë së Covid-19. Fushata do u sigurojë këtyre fëmijëve kushtet për të mësuar në shtëpi. Kujtojmë që Tuba dhe Kivanç janë ambasadorë të UNICEF.

Marketing