Tuchel: “Marrëdhënia mes Mbappe dhe Neymar është çelësi për ne”

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, shpreson që Kylian Mbappe dhe Neymar të krijojnë një partneritet “vdekjeprurës” këtë sezon, me shpresën se të tijtë do të rikthehen në rrugën e duhur, në Ligue 1.

Marketing

Duke folur në një konferencë shtypi, trajneri gjerman konfirmoi gjithashtu se Mbappe dhe Mauro Icardi, janë përsëri në dispozicion, pas dëmtimeve të fundit.

“Marrëdhënia (partneriteti) midis Mbappe dhe Neymar është çelësi për ne. Ato mund të ndihmojnë shumë mundësi”, tha Tuchel.

“Mbappe ka qenë i lënduar me javë të tëra, ndaj duhet të jemi të durueshëm, ndërsa të shtunën është e pamundur që të luajë 90 minuta. Ne duhet t’i përshtatemi situatës dhe kundërshtarit”.

Marketing