Tuchel: Neymar nuk do të luajë nesër nëse ndodh kjo gjë

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, ka qenë shumë i qartë në konferencë për shtyp, duke folur për situatën e Neymar.

Marketing

Trajneri gjerman ka deklaruar se Neymar nuk do të luajë në fundjavë, nëse e ardhmja e tij nuk është e sqaruar.

Kampionët e Francës të dielën takohen me Toulouse, në Ligue 1.

“Situata mes Neymar dhe klubit tani nuk është e qartë, nëse nuk është e qartë nesër, ai nuk do të luajë”.

Kjo deklaratë e Tuchel bën të kuptohet se Neymar është i gatshëm, dhe se është stërvitur me klubin, por duhet sqaruar e ardhmja e tij.

Marketing