Tuchel vendos një rekord të ri në Ligën e Kampionëve

23:24 | 5 Maj 2021

Marketing

Thomas Tuchel është trajneri i parë në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin një finale në dy sezone rresht me dy klube të ndryshme.

Tuchel është duke shijuar një nga sezonet e tij më të mira ndonjëherë si menaxher, raporton lajmi.net.

Ai së fundmi ka mundur skuadrën e Real Madrid, 3-1 me rezultat të përgjithshëm, e kësisoj ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve.

Gjermani kishte arritur në finale me Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, por kishte humbur në finale ndaj Bayern Munich.

Finalja mes Manchester City dhe Chelsea do të zhvillohet më 29 maj./Lajmi.net/

Marketing