Tuining projekt për mbështetje të PP-së, Ministrisë së Drejtësisë, MPB-së dhe Doganës

Përmirësim i efikasitetit të sistemit të drejtësisë penale dhe sigurim të procedurave të shpejta, transparente dhe efikase para-hetimore dhe hetimore në luftën me krimin, është qëllimi i tuining projektit i cili sot do të promovohet në Prokurorinë publike.

Marketing

Siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, qëllimi i projektit është që të sigurohet mbështetje për PP-në, Ministrinë e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, Policinë financiare dhe Drejtorinë doganore në përforcimin e qendrave hetimore.

Në fillim të projektit fjalime do të kenë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, prokurori publik Lubomir Joveski dhe ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar.

Në promovim do të marrin pjesë edhe sekretari shtetëror i ministrit të Drejtësisë të Saksonisë së Poshtme, Gjermani, Shtefan von der Bek, ndihmës ministri i Drejtësisë së Kroacisë Ivan Cërnçev, zëvendës ambasadori i Gjermanisë Oto Graf

Marketing