Tuna Sejdi më në fund i përgjigjet Robert Berishës

Pas dy vitesh larg muzikës, larg intervistave dhe çdo gjëje, Tuna u rikthye në emisionin Prive për të zbuluar shumë gjëra rreth vetës.Në një intervistë të gjatë, këngëtarja foli për jetën e saj private, tashmë familjen e saj, Norën dhe Robertin por edhe Dafinën me të cilin nuk ka folur një kohë.Sa i përket atyre çfarë tha Robert Berisha, Tuna ka folur për herë të parë.

Marketing

“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë. Vetëm familja ime ka vlerë, familja ime nënkupton unë, Tiani dhe Patrisi, të tjerët janë të parëndësishëm me gjithë mendimet e tyre. Mediat i japin hapësirë gjithkujt, kështu që gjithkush mundet me dalë me shpreh mendimin e tij të lirë, unë nuk kam kohë”, ka thënë Tuna në Prive,

Marketing