Liberalizimi i hapësirës ajrore dhe krijimi i kornizave cilësore ligjore në bashkëpunimin bilateral me një numër të madh të vendeve evropiane e hapin mundësinë për hyrje të vazhdueshme të transportuesve të rinj ajrorë në tregun e Maqedonisë. Agjencia e Aviacion Civil (AAC) si institucion është maksimalisht i përkushtuar që t’u përgjigjet në mënyrë të shpejtë dhe efikase kërkesave të tyre në kuadër të rregullave pozitive ligjore. AAC-ja mban komunikim të rregullt me një numër të madh të subjekteve që janë të interesuara për vendosjen e linjave të reja ajrore nga dhe deri te aeroportet e Maqedonisë, duke prezantuar kushtet dhe mundësitë e volitshme për zhvillimin e biznesit ajror te ne, shprehet në intervistën për MIA-n Tomisllav Tuntev, drejtor i AAC-së.

Në shqyrtimin e të arriturave në transportin ajror gjatë vitit që po e lëmë pas thekson se shifra e udhëtarëve në aeroportet e Maqedonisë tejkaloi 2,5 milionë, mesatarisht çdo muaj realizohen nga 15 fluturime mbi qiellin e Maqedonisë, janë shtuar 10 destinacione të reja për udhëtim nga aeroportet në Shkup dhe në Ohër, transporti kargo shënon rritje prej 30 për qind…

Tuntevi i paraqet aktivitetet e planifikuara të AAC-së për vitin e ardhshëm, i sqaron arsyet për përgatitje e ligjit të ri të aviacionit civil, flet për harmonizimin me standardet ndërkombëtare të aviacionit. Paralajmëron edhe aktivitete për promovimin e aviacionit me aeromiting të madh në Shkup, si pjesë e jubileve që do të shënohen vitin e ardhshëm për 90 vjetorin e realizimit të fluturimit të parë ndërkombëtare në aeroportin e Shkupit, 50 vjet nga hapja e aeroportit bashkëkohor ndërkombëtar në Ohër dhe 25 vjet nga krijimi i autoriteteve të aviacionit civil të Maqedonisë.