Turistët e huaj si u mashtruan në Ohër, për një drekë paguan mbi 800 euro?!

Një turist i huaj ka publikuar në rrjetet sociale dhe google një mashtrim që i ka ndodhur në një restorant në Ohër. Ai ka shkruar se me disa miq ka qenë për drekë në një restorant që dukej i lirë me menynë e ofruar, por më pas fatura për të paguar ka qenë skandaloze. Fatura ka qenë mbi 800 euro, edhe pse ata kishin porositur gjëra të zakonshme. Kur kanë thirrur për tu ankuar menaxherin e lokalit,të punësuarit kanë thirrur sigurimin për ti nxjerrë jashtë.

Marketing

Kjo përvojë siç përshkruhet është e keqe pasi që turistët e huaj e kanë shpërndarë lajmin edhe në google map dhe kanë bërë thirrje që mos të mashtrohen dhe të kenë kujdes në Ohër. Ata po ashtu kanë publikuar edhe llogarinë fiskale. “Që në fillim na sillnin gjëra më tepër se sa kërkonim. Na shërbyen me 12.5 kg peshkë (për të cilën kanë paguar 27.290 denarë), edhe pse nuk i kërkuam. Na shërbyen me venën më të shtrenjtë siç e kishin shkruar. Dhe në fund pas tre orëve mosmarrëveshje për të mos e paguar këtë shumë, ata na detyruan. Kjo është përvojë tejet e keqe”, kanë shkruar protagonistët e kësaj ngjarje.