Turizëm, masa për mbrojtjen nga mashtrimet

Punonjësit turistik kërkojnë masa se si të mbrohen nga konkurrenca e paligjshme. Çdo vit imazhin e agjencive turistike e shëmton ndonjë kompani e caktuar e cila mashtron turistët. Kreu i sektorit turistik pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë Arkan Kerim thotë se shoqatat më të mëdha të biznesit janë duke përgatitur plan i cili do t’i mbrojë qytetarët, por edhe vet agjencitë do të jenë të sigurta se në mesin e tyre ka vetëm kompani serioze dhe t’u vihet fund mashtrimeve. Gjithashtu, punonjësit turistik kanë propozim se si të mbulohen dëmet ndaj qytetarëve.

Ofruam nisma se si të rregullohet kjo. Do të thotë, zgjidhja më e sigurt është që çdo operator ekonomik t’i garantoj shtetit me garanci bankare se nuk do të shkaktojë ndonjë problem. Në vend të asaj që paguhet si polisë sigurie dhe e cila nuk mbulon asgjë, të ofrohen konkretisht 100 mijë euro garanci bankare për shtetin se ky operator ekonomik apo agjenci turistike është lojtar serioz dhe nuk do të bëj mashtrim – deklaroi Arkan Kerim- kryetari i Odës Turistike.

Kerim vlerëson se ka përmirësim të vogël tek shërbimet krahasuar me vitet e kaluara, por mbetet kritik fakti se jemi larg nga standardet turistike që i kanë vendet me të cilat duam të krahasohemi.

Ndërsa gjatë periudhës verore, qyteti i Shkupit është vendi më i vizituar nga turistët e huaj. Më pas vijojnë qytetet që janë në afërsi të liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit dhe më pas vendet malore. Edhe më tej, numri më i madh i turistëve në Maqedoni janë nga shtetet përreth si dhe nga Turqia”

Në ndërkohë, punonjësit turistik presin sezon të mirë. Vendet më të kërkuara për t’i kaluar pushimet verore janë Turqia dhe Greqia.

Pres sezon të shkëlqyeshëm turistik për të gjithë punonjësit turistik. Do të jetë sezon rekord edhe për turizmin vendor, edhe për atë të huaj – shtoi Arkan Kerim.

Alsat M një javë më parë informoi për një familje e cila u ankua se është mashtruar nga një agjenci turistike. Nga Agjencia deklaruan se udhëtarët do të kompensohen sipas Ligjit. Një prej mashtrimeve më të mëdha të këtij lloji në rajonin tonë ndodhi para disa ditëve në Serbi, ku një agjenci turistike ka mashtruar mbi 2000 persona. ALSAT-M

evn