Turkish Airlines mendon ngjitjen në ajër në muajin qershor

Turkish Airlines ka hartuar një plan për rinisjen graduale të fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare në qershor, korrik dhe gusht pas pezullimeve të detyruara nga pandemia e koronavirusit të cilat e kanë goditur rëndë industrinë globale të aviacionit, thonë mediat vendase.

Marketing

Transportuesi kombëtar i Turqisë do të rifillojë muajin e ardhshëm fluturimet e brendshme e pastaj me faza edhe ato jashtë kufijve, sipas agjensisë Anadolu, e cila ka cituar për këtë informacion burime që kanë dashur të ruajnë anonimatin.

Plani tremujor parashikon qe nga qershori Turkish Airlines të fluturojë gradualisht drejt 22 destinacioneve në 19 vende, duke përfshirë këtu Kanadanë, Kazakistanin, Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Danimarkën, Suedinë, Gjermaninë, Austrinë, etj. Linja ajrore pritet të operojë fillimisht 60% të fluturimeve shtëpiake në të gjitha destinacionet, pastaj t’i shtojë fluturimet në korrik e gusht.

Turqia ka regjistruar deri tani 3.500 vdekje nga koronavirusi, 129 mijë të infektuar dhe më shumë se 73.000 të shëruar.

Procesi i normalizimi për vendin është vendosur të nisë gradualisht, pasi lufta kundër sëmundjes ka qenë e suksesshme dhe këto ditët e fundit, Turqia ka pasur më shumë të shëruar sesa raste të reja./TCH

Marketing