Turpërimi nga Liverpool, kështu u largua Messi nga Anfield

Barcelona pësoi një nga humbjet më shokuese, duke u mposhtur 4-0 nga Liverpool.

Marketing

Kjo humbje do të thotë edhe eliminim nga Liga e Kampionëve, trofe që i mungon Barcës që nga viti 2015.

Por duket se kjo përmbysje ka prekur shumë nga tifozët, përfshirë edhe shoferin e autobusit që po barte lojtarët spanjoll nga ‘Anfield’ në hotel.

Ajo çka ndodhi pas ndeshjes ishte e pabesueshme, pasi autobusi e harroi lojtarin kryesor të ‘Blaugranasve’ Leo Messin brenda në stadium.

Videoja e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale tregon më së miri që eliminimi i Barcelonës ka lënë pasoja të mëdha prapa.

Marketing