Turqi, 23 të vdekur nga orteku i borës

Guvernetori i qytetit Van në Turqi, Mehmet Emin Bilmez ka njoftuar se si pasojë e ortekut të dytë të borës në rajonin Bahçesaray kanë humbur jetën 23 persona.
“Në ortekun e dytë kanë humbur jetën 23 persona, prej të cilëve 8 pjesëtarë të xhandarmërisë, 3 forca sigurie, 3 zjarrfikës dhe 9 civilë”, tha Bilmez.

Marketing

Ai gjithashtu theksoi se në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe se aktualisht nuk mund të jepet një numër i saktë lidhur me personat e mbetur nën ortek.

Kujtojmë se ekipet e kërkim-shpëtimit po kërkonin 2 persona të bllokuar në një furgon nën ortek i cili goditi dje rajonin Bahçesaray në qytetin Van. Gjatë kërkimeve që filluan sot në orët e mëngjesit ekipet u goditën nga një ortek i dytë për të cilët po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Marketing