Turqi, fluturimet brenda vendit fillojnë nga 1 qershori

Turqia ka njoftuar rifillimin e fluturimeve brenda vendit përderisa vendi lehtëson kufizimet e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe synon rikthimin në normalitet.

Marketing

Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, tha se fluturimet brenda vendit do të rifillojnë nga 1 qershori, në kuadër të procesit të normalizimit pas kufizimeve disa muajshe shkaku i koronavirusit.

Fluturimet e para do të realizohen nga Stambolli drejt qyteteve të mëdha, gjegjësisht drejt Ankarasë, Izmirit, Antalisë dhe Trabzonit.

Karaismailoğlu shtoi fluturimet drejt qyteteve të tjera do të rifillojnë gradualisht.

Numri i të shëruarve vazhdon të rritet, duke shkuar në 125.963, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara në vend ka arritur në 162.120, prej të cilëve 4.489 persona kanë vdekur.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia ka marrë jetën e mbi 365 mijë personave, me mbi 5.9 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.

Marketing