Turqi, këpucëtari punon në një hapësirë prej vetëm 1 metër katror

Kështu, ai kishte hapur një punëtori dy herë, në vitet ’70 dhe ’80, por se ato kishin falimentuar, për shkak se situata ekonomike nuk ishte më e mira.

Marketing

“E bëj këtë punë për pesëdhjetë e pesë vjet. Unë kam qenë në këtë hapësirë për 17 vjet. Është e vogël. Unë nuk mund të vendos as edhe një ngrohës elektrik brenda. Kam dy xhaketa të cilat i veshi kur është ftohtë dhe punoj”, ka rrëfyer Kotuyebakmaz.

Ai shpjegoi se kishte nipër e mbesa dhe se nuk mund t’u jepte para.

“Për këtë po punoj. Kjo është thuajse një metër katror, por unë jam gjithashtu mirënjohës për këtë. Kam dy fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa. Kam rritur dy fëmijë duke punuar në këtë hapësirë të vogël”, kujton Kotuyebakmaz.

Gjithsesi ai thotë se është mirënjohës për atë që mund të bëjë, sepse sot ka shumë njerëz të sëmurë që nuk e kanë këtë mundësi.

Marketing