Turqi, të shtëna me armë para Ambasadës Amerikane

Një incident është regjistruar në Turqi, në kulmin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Ambasadën Amerikane në Ankara është qëlluar me armë zjarri. Sipas CNN turk, ngjarja ka ndodhur në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Marketing

Një person ka qëlluar nga një automjet me ngjyrë të bardhë në lëvizje dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sulmi vjen në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të acaruara, pas përplasjeve mbi pastorin amerikan të arrestuar në Turqi dhe sanksioneve amerikane që pasuan.

Marketing