Turqia e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me Rusinë.

Marketing

Deklarata e Erdoganit u bë pas bisedimeve në Moskë me homologun rus, Vladimir Putin.
Erdogan foli pasi të dy udhëheqësit vëzhguan një demostrim të aeroplanëve ushtarakë rusë, në Moskë.

Të martën, Turqia pranoi pjesën e dytë të dërgesës së pajisjeve të sistemit mbrojtjes raketor të Rusisë.
SHBA-ja e ka kundërshtuar blerjen e sistemit rus nga ana e Turqisë pasi ai, sipas zyrtarëve amerikanë, rrezikon sigurinë e aeroplanëve ushtarakë të SHBA-së.
Presidenti turk dhe ai rus, gjatë takimit, kanë biseduar edhe për situatën në Siri.

Putin tha se bashkë me Erdoganin kanë diskutuar për masa shtesë të përbashkëta që synojnë rrënjosjen e “terroristëve” në zonën Idlib të Sirisë.
Ai tha se gjatë bisedimeve janë dakorduar se Siria duhet të mbetet një vend i unifikuar.

Marketing