Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se të gjitha vendet me armë nukleare të cilët bëjnë thirrje për shtrirje të pushtetit bërthamor nuk e kanë besimin e komunitetit botëror.

“Këta të cilët kanë më shumë se 15, 000 mbushje nukleare janë kërcënim për botën”, tha Erdogan.

Sipas tij, “vendet me armë bërthamore, që paraqesin stacionet e energjisë bërthamore si kërcënim, nuk e kanë kredibilitetin e komunitetit ndërkombëtar”, raporton “Sputnik International”

Duke prekur edhe çështjen e tërheqjës së Amerikës nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), e njohur edhe si marrëveshja me Iranin, Erdogan tha se Ankaraja nuk do të pranojë verzionin amerikan.

Në mars, kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag refuzoi të përgjigjet rreth disa raporteve të mediave ku shkruanin për planin e tërheqjes së trupave amerikane nga zona ajrore e Incirlikut, ku janë të vendosur bombarduesit bërthamorë të SHBA-së