Turqia mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Ambasada turke në Kosovë ka lëshuar një deklaratë lidhur me miratimin ligjeve në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në Ushtri duke thënë se ky transformim është një e drejtë sovrane e Kosovës.

Marketing

“Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe do të jetë përfshirëse e të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, ambasada turke thotë se Turqia do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Turqia duke parë rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon do të vazhdojë mbështetjen për vazhdimësinë e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit”, përfundon komunikata.

Marketing