Turqia tronditet nga dy tërmete të njëpasnjëshme

Dy tërmete të njëpasnjëshme me një diferencë kohore me një minutë ndodhën në brigjet e rajonit Karaburun në qytetin Izmir në Detin Egje në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Sipas një njoftimi në faqen e internetit nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti i parë ka ndodhur në orën 08:46 sipas kohës lokale me fuqi prej 5.1 ballë dhe thellësi prej 20.9 kilometra.

Ndërsa tërmeti i dytë në orën 08.47 me fuqi prej 4.8 ballë dhe në thellësi prej 7 kilometra.

Marketing