Tusk dhe Juncker përfundojnë mandatet në BE

Presidenti në ikje i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i ka dorëzuar sot detyrën pasardhësit të tij Charles Michel, si pjesë e ndryshimeve të lidershipit të Bashkimit Ebropian pas zgjedhjeve të unionit në maj.

Marketing

“Evropa është vendi më i mirë në botë, të paktën për sa kohë do të mbetet kontinenti i lirisë dhe sundimit të ligjit … i banuar nga një komunitet i vetëdijshëm për historinë dhe kulturën e tij”, deklaroi Tusk.
“Jam i sigurt që ju, i dashur Charles, do të përdorni të gjitha talentet dhe virtytet tuaja për të ruajtur unitetin tonë”, shtoi Tusk.

Michel, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen si kryeministër i Belgjikës, deklaroi se, “do të ketë një qasje me sens të përbashkët për zgjidhjen e problemeve që lidhen me inovacionin dhe efikasitetin”.

Ai deklaroi se ekonomia e gjelbër do të promovohej me përparësi, ndërsa theksoi se Europa duhet të ofrojë më shumë siguri në skenën botërore.
Sot në mbrëmje, presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të dale në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Ursula von der Leyen, ish-ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, do të drejtojë zyrtarisht ekipin e ri të komisionit, ku Michel do të marrë zyrtarisht detyrën e Tusk.

Marketing