Tusk në gjuhën maqedonase: Rrallë kemi mundësinë që ta ndryshojmë fatin e tërë kombit

Para 30 viteve na u dha mundësia që edhe krahas besimit të pak personave se është e pamundur të ndryshohet diçka, ne i mobilizuam miqtë tanë dhe votuam për këtë ndryshim.

Marketing

Polonia sot i shfrytëzon mundësitë e pakushtëzuara të cilat i ofron BE-ja, bëri të ditur sot në profilin e tij në “Tuiter” kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk i cili përmes një video porosie në gjuhën maqedonase i ftoi qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum dhe të mos e lëshojnë mundësinë e cila na ofrohet.

“Në jetë shumë rrallë kemi mundësinë që ta ndryshojmë të ardhmen tonë, e edhe më rrallë mund ta ndryshojmë fatin e tërë kombit. Kjo është përvoja ime personale.

Nuk do t’ju flisja për këtë sot nëse nuk besoja se edhe ju mund të kishit sukses. Mësimi im i jetës është i thjeshtë ‘asnjëherë mos e lëshoni mundësinë emirë kur ju bëjnë thirrje që të votoni'”, tha Tusk.

Marketing