TV 24: Debat i ashpër në qeveri, Zaev ka kërkuar të gjendet Mijallkov ose do ketë dorëheqje

Tv 24 mëson se lidhur me arratisjen e Sasho Mijallkov , këtë mëngjes kryeministri Zaev i ka thirurr dy ministra, disa drejtorë të agjensioneve, njerëz të parë të prokuroriv dhe gjykatave.Në takim, kryeministri ka kërkuar informacione të hollësishme për hapat të cilat institucionet i kanë ndërmarrë para dhe pas arratisjes, si dhe mundësitë për lëshime në procedura. Sic merr vesh TV 24 nga kabineti i kryeministrit, në takim ka pasur debate të ashpra , derisa institucionet kanë hedur fajin njëri tjetrit. Zaev ka qenë i mllefosur , ndërsa është kërcënuar se derisa nuk gjendet Mijallkov, do të ketë dorëheqje urgjente , ndërsa për të tjerët publikisht do të kërkohet përgjegjësi.  Takimi ka përfunduar me atmosferë të tensionuar , ndërsa Zaev u ka dhënë afat prej 3-4 ditëve të jepen rezultate .Sasho Mijallkov, i cili i shte  i akuzuar i parë për rastin ‘Target -Fortesa ‘ u arratis parmbrëmë , dhe i njejti akoma ësjtë i pakapshëm për organet e rendit .Në ndërkohë, për të u shpall edhe fletarrest vendor dhe ndërkombëtarë .

 

Marketing