TV dueli i parë Siljanovska-Pendarovski më 2 prill

Katër TV duele do t’i kenë kandidatët presidencial të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski gjatë fushatës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Marketing

Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, i cili e kryeson shtabin zgjedhor të Pendarovskit, i cili së bashku me shefin e shtabit zgjedhor të Siljanovskës, Igor Janushev, morën pjesë në Ditarin qendror të 1TV.

“Ajo që deri më tani në njëfarë mënyre është dakorduar, nëse mund të them ashtu, janë katër duelet televizive edhe atë më 2 pill në televizionin Telma, më 12 prill në Radio Televizionin e Maqedonisë, më 14 prill në televizionin Sitel dhe më 17 prill në televizionin Alsat”, theksoi Kiracovski, i cili nuk e përjashtoi mundësinë të ketë edhe një TV duel në televizionin në të cilin mori pjesë.

Janushev tha se ata janë të hapur për duele. “Jemi në pritje, shpresojmë se Pendarovski nuk do t’i shmanget duelit”, tha Janushev. (koha.mk)

Marketing