‘Tvrdokorni’ sot proteston kundër ndryshimeve kushtetuese

Organizata maqedonase “Tvrdokorni” të cilat ishin organizatore edhe në protestat e ngjarjeve të 27 prillit, ka njoftuar se sot do të protestojnë sërish kundër ndryshimeve kushtetuese.

Marketing

Kjo organizatë ju bën thirrje qytetarëve maqedonas që masovikisht të mbështesin protestat, të cilat sipas tyre, do të tregojnë se kush është maqedonas i vërtetë.

“Çdo maqedonas me dinjitet pa u bindur shumë duhet ta dijë se është i detyruar të jetë i pranishëm në protesta, në emër të tij dhe familjes së tij të tregojë mospajtueshmëri për aktin më të madh të tradhtisë”, thonë nga kjo organizatë.

Marketing