Twitch redukton kostot e abonimeve sipas nivelit të jetesës, përfitojnë përdoruesit nga Shqipëria

Abonimi në Twitch ka avantazhet e veta sepse ju tregon transmetuesve tuaj të preferuar se po i mbështesni ato. Megjithatë abonimet nuk janë ndërtuar në një mënyrë që të reflektojnë një audiencë globale.

Platforma ka vendosur të ndryshojë modelin e abonimeve në mënyrë që njerëzit të marrin çmime të përafërta me standardin e tyre të jetesës.

Twitch është një kompani Amerikane dhe skema e tarifimit është e thjeshtë: 4.99 dollarë për abonimin Tier 1.

Marketing

Nëse dikush jeton jashtë SHBA dhe dëshiron të abonohet, Twitch automatikisht konverton koston e 4.99 dollarëve në monedhën lokale.

E gjitha funksionon mjaft mirë në letër, por në praktikë ka një problem të madhe. Vende të ndryshme të botës kanë kosto tjetër jetese dhe kurs tjetër këmbimi. Për disa vende të botës, një abonim Tier 1 ka të njëjtin impakt financiar si për një përdorues Amerikan, për të tjerë ka efekt dramatik në të ardhurat e tyre.

Për këtë në Evropë numri i përdoruesve aktivë që mbështetin krijuesit është 50% më i ulët se në Amerikën e Veriut. Në Amerikën Latine është 80% më i ulët.

Kështu Twitch dëshiron që të ndryshojë kostot për të reflektuar ekonominë e çdo përdoruesi që blen abonimin.

Në vend që të konvertojë 4.99 dollarët në monedhën vendase, TwitCh do të ndryshojë çmimin për ta sjellë në një nivel me impaktin që ka.

Shqipëria është një prej vendeve që pritet të përfitojë nga ky reduktim i kostove, dhe Twitch e ka vendosur në listën e vendeve ku do të aplikojë çmime lokale. /PCWorld Albanian

Marketing