Twitter lançon profilet për bizneset

Twitter ka nisur testimet e profileve të ridizajnuara për bizneset ku pronarët e tyre mund të shfaqin më shumë informacion për konsumatorët potencialë.

Llogaria e Twitter për bizneset lajmëroi lançimin e “Profileve Profesionale” dhe postoi një foto sesi do të ngjajnë ato. Siç mund të shikoni paraqitet uebsajti i biznesit, numri i ndjekësve por gjiashtu ka edhe një seksion “About” i ngjashëm me atë të Facebook.

Pikërisht në këtë seksion gjendet informacion për adresën, vendndodhja në hartë dhe orët e punës. Në fund konsumatorët potencial mund të klikojnë një buton për të marrë orientimin drejt vendndodhjes së biznesit ose një buton tjetër për të kontaktuar pronarët direkt përmes rrjetit social Twitter.

Kompania tha se lloji ri i profilit do të lejojë bizneset, organizatat jofitimprurëse, publikuesit, krijuesit dhe këdo që përdor Twitter për punë të tregojë informacione specifike për konsumatorët e tyre. /PCWorld Albanian

Marketing