Twitter mbi pritshmëritë e analistëve me të ardhurat dhe numrin e përdoruesve

Rrjeti social Twitter postoi një tre mujor të dytë financiar më të mirë sesa kishte parashikuar duke bërë që aksionet të rriten me 5% menjëherë pas publikimit.

Marketing

Megjithatë parashikimet e kompanisë për tre mujorin e tretë janë poshtë pritshmërive. Të ardhurat e Twitter dhe numri i përdoruesve kanë qenë në fokus të platformës së medias sociale pasi filloi fshirjen e miliona llogarive të rreme dhe spam të cilat promovonin gjuhën e urrejtjes, dezinformim politik, masa të cilat kontribuuan në rënin e numrit të përdoruesve.

Shefi ekzekutiv Jack Dorsey tha se platforma vërejt një rënie me 18% të raportimeve për sjellje të dyshimta në Twitter.

Në tre mujorin e parë të 2019-ës pati një rritje të numrit të përdoruesve aktiv duke shtuar spekulimet se kompania po rikthehet tek rritja, por që atëherë nuk jep më shifra.

Por në tre mujorin e dytë kompania raportoi numrin e përdoruesve aktivë në ditë që mund të monetizohen prej 139 milionë nga 135 milionë që kishin parashikuar analistët. Kjo shifër përjashton përdoruesit të cilët aksesojnë sajtin përmes aplikacioneve si TweetDeck.

Të ardhurat nga reklamimi ishin 727 milionë dollarë, 21% më shumë sesa vitin e kaluar ndërsa ndërveprimi me reklamat u rrit me 20%. Të ardhurat totale ishin 841 milionë dollarë, 18% më shumë sesa vitin e kaluar.

Javën e kaluar platforma lançoi sajtin e ridizajnuar ndërsa në Mars prezantoi “twttr”, një aplikacion prototip ku disa përdorues të caktuar mund të testojnë funksione të reja si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për ti bërë bisedat më të lehta për tu gjetur dhe ndjekur në platformë.

Gjithashtu platforma ka nisur disa bashkëpunime për transmetimet on-demand dhe ka në plan të transmetojë live lojërat Olimpike 2022 në bashkëpunim me NBCUniversal.

Së fundi përditësoi politikat e përdoruesit duke adresuar sjelljen dhe gjuhën e urrejtjes ndaj grupeve religjioze. Shpenzimet operativ u rritën me 21% në 766 milionë dollarë, pjesërisht nga planet për të punësuar më shumë punonjës.

Marketing