Gjithçka gati për meçin mes Tyson Furyt dhe Sefer Seferit.

Të dy boksierët, sot kanë kryer matjet e fundit zyrtare para meçit të ditës së nesërme.

Nesër (e shtunë), Tyson Fury do të rikthehet në ring pas gati dy vitesh, për t’u përballur me boksierin shqiptar, Sefer Seferin

Ndryshe nga meçet e zakonshme, kur boksierët mbajnë inate e thumbojnë njëri-tjetrin, Fury dhe Seferi u panë në disponim të mirë, duke mos u brengosur aspak për atë që nesër i pret në ring.