“Tyson shqiptar” të shtunën bokson në Rusi, do të përballet me ish-kampionin e botës

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, i njohur me nofkën “Tysoni shqiptar” të shtunën do të ngjtiet përsëri në ring.

Marketing

Ai do të boksoj në Soçi të Rusisë kundër ish-kampionit të botës, Murat Gassijev.

Nuri Seferi – Alchetron, The Free Social Encyclopedia
Seferi fatkeqësisht kishte kohë të shkurt për t’u përgatitur pasi që ai hyri si zëvendësim i vëllaut të tij, Sefer Seferi. Kjo pasi ai rezultojë pozitiv me koronavirus.

Në karrierën e tij 21 vjeçare, Seferi ka shënuar 41 fitore dhe ka 9 humbje. Nga 41 fitoret, 23 i ka me nokaut.

Veç njëherë ka humbur duke u nokautuar. Ndeshja e tij e fundit ishte në janar të këtij viti, ku arriti ta mposhtë ne nokaut, Mazen Girken.

Marketing