U bë hit për pak ditë, por Mozzik dhe Loredana kanë kopjuar klipin e Beyonce e Jay Z

Më datë 1 të këtij muaji dy artistët kosovarë, Mozzik dhe Loredana lansuan bashkëpunimin e tyre të dytë më radhë, atë ‘Romeo & Juliet’, një nga këngët më të dëgjuara të momentit.
Kjo këngë arriti brenda pak ditësh të bëhet hit, ndërsa ka marrë mbi 7 milionë klikime në kanalin Youtube.

Marketing

Përveç një kënge më ritëm e tekst dedikuar dashurisë, bazuar në ngjarjen e lidhjes dhe dashurisë së çiftit, është videoklipi ai që ka ngjashmëri të madhe me videoklipin e dy këngëtarëve të famshëm botëror, Beyonce dhe Jay Z.

Kostumet, vendi, piktura në mur, madje dhe balerinat, janë disa nga detajet që i shohim tek të dy videoklipet.
Kujtojmë që videoklipin e kësaj kënge e ka bërë produksioni kosovar Entermedia.

Marketing